Rita Ora shumë shpejtë do ta sjell me videoklip këngën “Only Want You”.
Para pak ditësh Rita Ora e ka publikuar me titra këngën “Only Want You” ndërsa shumë shpejtë do ta sjell me videoklip.
Këngëtarja shqiptare e ka publikuar në Instagram një video të shkurtër nga videoklipi i këngës së re pranë të cilës ka treguar se do ta publikoj nesër.
Viti që e lam pas ka qenë shumë i angazhuar për të, e muaj më parë Rita nxorri në shitje albumin më të ri të titulluar “Phoenix”, ku kishte përfshirë disa këngë të padëgjuara.
Pjesë e tij është edhe kënga e lartëpërmendur e cila do të publikohet nesër./Lajmi.net/