ShowBiz

Rita Ora publikon fotografi duke e puthur Lumin

Tashmë e ka dëshmuar se sa shumë është e përkushtuar në zhvillimin e karrierës së saj, shkruan GazetaBlic.Dhe tani këngëtarja shqiptare nga Kosova, e rritur në Britaninë e Madhe – Rita Ora për çdo ditë vazhdon t’i mbajë të informuar ndjekësit e saj në “Instagram” duke publikuar kështu fotografi nga më të ndryshmet.

E sot, këngëtarja ka vendosur të tregoi se sa shumë dashuri ka ndaj fëmijëve. Ajo në “InstaStory” ka publikuar një fotografi ku shihet duke e puthur në faqe një fëmijë të vogël.Sipas asaj që i ka vënë në mbishkrim fotografisë, emri i djalit të vogël është Lumi. Me sa duket Rita nuk e kursen kohën e saj për t’u kënaqur e lozur me fëmijë, marrë parasysh se këngëtarja është shumë e zënë me koncerte, e turne të ndryshme në botë, shkruan GazetaBlic.

Kujtojmë që Rita Ora me datë 17 shkurt 2018 kishte performuar në kryeqytetin e Republikës së Kosovës – Prishtinë, ku u mirëprit nga plotë 300 mijë njerëz, sipas matjeve të bëra.Koncerti i saj në Kosovë do të mbahet mend si një prej koncerteve me më së shumti pjesëmarrës në histori të Kosovës.

Rita Ora e Dua Lipa së fundi janë nominuar në të njëjtën kategori në “ECHO Awards”, dhe kjo pritet të jetë pjesa kryesore e cila do të tregoi se sa në fakt janë të ‘hasmëruara’ mes vete këngëtaret për të cilat u përfol shumë se nuk i kanë marrëdhëniet e mira mes vete. / © GazetaBlic /