Rita thotë se shumë shpejt do të tregojë për fansat gjithë atë që ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Rita Ora ashtu sikurse gjithë artistët e tjerë, këtë vit kanë qenë pasiv sa i përket koncerteve, shkruan lajmi.net.
Por, ajo nuk e ka ndalur punën për projektet e reja muzikore, të cilat do të jenë pjesë e albumit të saj të tretë.
Me anë të një postimi të fundit, këngëtarja sjell fotografi të realizuar nga një set fotografik, ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza.
“Faleminderit shumë të gjithëve, mezi pres të ju shoh sërish në koncerte së shpejti dhe të ju tregoj se çfarë kemi qenë duke gatuar ! ❤️❤️❤️”, ka shkruar Rita, duke falënderuar fansat për 4 milionë dëgjimet në Spotify.
Rita Ora së fundi ka bashkëpunuar me markën e njohur të këpucëve “Shoe Dazzle”, me të cilën solli koleksionin e saj të parë.