ShowBiz

Rita Ora pjesë e filmit Fifty Shades Darker (Foto)

Këngëtarja, aktorja dhe modelja Rita Ora ishte pjesë e filmit Fifty Shades of Grey si Mia Grey e cila ishte motra e Christian Grey, ndërsa tani në pjesën tjetër të këtij filmi e cila është emëruar Fifty Shades Darker do të jetë pjesë e filmit përmes muzikës.

Rita, në rrjetin social Instagram ka publikuar një fotografi të këtij filmi në të cilën ka paralajmëruar se do të jetë pjesëmarrëse në këtë film përmes këngës “Kiss Me”, njofton KosovaPress.

Ajo ka shkruar, “Jam shumë e emocionuar të tregoj që kënga “Kiss Me” do të jetë pjesë e albumit të filmit Fifty Shades”.