ShowBiz

Rita Ora nuk i do mëngjeset (Foto)

Këngëtarja Rita Ora, e cila tashmë është një ndër yjet më të përfolur në botë vazhdon punën e saj si gjyqtare në American Next Top Model, ku edhe po tregohet shume e suksesshme.

Rita është shumë e dhënë pas veshjes elegante dhe këtë mund ta shohim çdoherë që ajo del, njofton KosovaPress.

Së fundmi Rita ka publikuar dy fotografi në të cilat është veshur me të bardhë dhe me të zezë, ngjyra këto të cilat e bëjnë këngëtaren të duket mjaft elegante.

Mirëpo ajo se çfarë bie në sy është përshkrimi që ajo kishte bërë në njërën prej fotografive, ku kishte shkruar, “Nuk mund t’i duroj mëngjeset”.