ShowBiz

Rita Ora në listën e këngëtarëve më të pasur

Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris renditen në listën e më të pasurve nga “Sunday Times”.

Pas suksesit që kanë shënuar në gjithë botën me muzikë, Ed Sheeran, Rita Ora dhe Calvin Harris futen në listën e më të pasurve, shkruan BBC News, transmeton lajmi.net.

Sheeran ka fituar 28 milionë funte vetëm në vitin e kaluar, duke bërë pasurin e përgjithshme në një vlerë prej 80 milionë funtash.

Listën e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar e dominojnë artistët e vjetër me në krye Paul McCartney, i cili posedon një pasuri prej 820 milionë funtash.

Calvin Harris sapo ka hyrë në top 20 me një pasuri prej 140 milionë funtash, kurse listës i është bashkuar edhe Rita Ora, e cila posedon 16 milionë funta pasuri. /Lajmi.net/