ShowBiz

Rita Ora ndryshon stilin e flokëve, ‘djeg’ Belgjikën me paraqitjen gjatë turneut

Rita Ora po vazhdon turneun e saj ‘Girls’, kështu duke performuar në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi këngëtarja shqiptare ishte në Antwerp të Belgjikës atje ku ndezi një publik të tërë me paraqitjen skenike dhe energjinë, shkruan lajmi.net

Si nga çdo vend tjetër edhe nga atje Rita publikoi foto në llogarinë e saj në Instagram në të cilat bie në sy edhe pamja e jashtme e saj.

Stili i ri i flokëve dhe veshja që i nxirrte në pah format seksi ishin dy pikat me të cilat preku ndjekësit e shumtë që posedon në Instagram./Lajmi.net/