ShowBiz

Rita Ora nderon gazetaren italiane (Foto)

Italia padyshim që është njëra ndër vendet më të preferuara të Rita Orës, andaj edhe së fundmi ka udhëtuar për në Milano, për të nderuar figurën e gazetares Franca Sozzani.

Sozzani ishte gazetare italiane dhe kryeredaktore e revistës Vogue Italia për 28 vjet  nga viti 1988 deri në dhjetor të vitit 2016 kur edhe ndërroi jetë, njofton KosovaPress.

Të pranishme ishin edhe Victoria Beckham, Kate Moss, Naomi Campbell, Giorge Armani e shumë të tjerë. Sidoqoftë ne kemi shkëputur disa fotografi të Ritës nga kjo ngjarje.