ShowBiz

Rita Ora ndan çmim në eventin prestigjioz

Këngëtaret shqiptare që kanë arritur famë në botë, po vazhdojnë të jenë pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme të shoubizit.

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeart Radio Awards”, ku morën pjesë edhe Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Rita është paraqitur në këtë ngjarje më ndryshe se zakonisht, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja e lindur në Kosovë kishte veshur xhinse dhe një bluzë e sandale me taka të larta.

Pavarësisht thjeshtësisë, 27 vjeçarja dukej e mahnitshme.