Në cermoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë me 3 shtator në Vatikan pjesëmarrëse do të jenë shumë figura të artit dhe sportit shqiptar.
Artistët shqiptarë me famë botërore, si: Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Zajmir Pirgu, Ramë Lahaj e Gëzim Mushketa, do të paraqiten me pika muzikore, kurse kapiteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, do ta recitoj poezinë e Nënës Terezë “Dua të kthehem në Shqipëri”.
Në këtë ceremoni, ndërkaq, do të marrë pjesë edhe xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, si dhe dy aktorët e rinj nga Prishtina, Lum Veseli dhe Andi Bajgora.
Ndryshe, Papa Françesku ka firmosur dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës dhe ceremonia e shenjtërimit do të mbahet në bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas këtij vendimi, Nënë Tereza do të jetë shenjtëri ditën e diel, më 4 shtator të vitit 2016 dhe do të jetë eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan. Data 4 shtator do të shënohet në Kalendarin Apostolik si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.