Këngëtarja, aktorja dhe modelja Rita Ora vazhdon të mbetet një ndër yjet më të pëlqyer kohëve të fundit dhe kjo për arsye se nuk lejon të harrohet nga admiruesit e saj.
Rita vazhdon të qëndroj në Romë të Italisë ku edhe pothuajse çdo ditë publikon fotografi nga atje, njofton KosovaPress.
Së fundmi në rrjetin social Instagram ajo ka vendosur të festoj numrin e ndjekësve të saj në këtë rrjet social duke shkruar numrin e tyre në gjoks, ndryshe ajo ka shkruar edhe këtë, “Kjo është për gjithë 11 milionët prej jush! Faleminderit shumë! Kam shumë gjëra në dyqan këtë vit për ju! Sjellini në 2017-ën!!!”