Aktuale

Rita Ora e Ledri Vula këndojnë në ditën e Pavarësisë

Rita Ora dhe Ledri Vula do të këndojnë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Këshilli organizativ i koncertit, ka shpalosur programin për festimin në këtë ditë të veçantë.

Kryesuesi i Këshillit Organizativ Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se ka qenë një punë intensive e përbashkët e të gjitha institucioneve për ta përgatitur një program sa më të pasur për këtë jubile të parë të shtetit të Kosovës.

Në këtë konferencë ka folur edhe Luan Maloku nga Zyra e Zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj.

Ai ka treguar se në koncertin e së shtunës, të 17 shkurtit, do të performojë ylli botëror i muzikës, kosovarja Rita Ora.

Po ashtu, Maloku ka thënë se bashkë me Ritën, të shtunën do të këndojë edhe ylli kosovar i muzikës, Ledri Vula.

Maloku ka thënë se Rita pritet të performojë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë pas orës 22:00.