ShowBiz

Rita Ora duket mahnitëse në kampanjën e re të “Thomas Sabo”

Rita Ora është përzgjedhur si imazh i brendit të njohur të stolive.

Rita Ora është fytyrë e koleksionit të ri vjeshtë/dimër për vitin 2020 të brendit “Thomas Sabo”, shkruan lajmi.net.

Në faqen e këtij brendi është publikuar një fotografi e Ritës, ku duket magjepsëse teksa reklamon koleksionin e ri të bizhuterive.

Koleksioni “Thomas Sabo X Rita Ora: The Magic Garden” doli në shitje prej 1 shtatorit në dyqaren e Thomas Sabo dhe në web-faqen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora bashkëpunon me një brend të njohur, ngase atë e kemi parë edhe si imazh i disa prej markave më me emër në mbarë botën. 

the authorGazetaKNN