ShowBiz

Rita Ora befason të gjithë me veshjen në “iHeart Radio Awards”

Rita Ora është një ndër emrat më të suksesshëm aktualisht.
Këngëtarja mbrëmë ka qenë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “iHeart Radio Awards”, shkruan lajmi.net.

Pjesë e eventit ishte edhe Bebe Rexha, ku bashkë me Ritën kanë ndarë çmimin e parë, kurse dukeshin për mrekulli.

Paraqitja e Ritës në këtë ceremoni kishte befasuar të gjithë, ngase këngëtarja u shfaq me xhinse dhe këmishë, por që dukej shumë me stil.

“For You” titullohet projekti i fundit nga Rita, këngë të cilën e solli në duet me Liam Payne.