ShowBiz

Rita ‘kopjon’ Gilin, vesh fustanin si ajo në vitin 1987

Ndonëse vitet kalojnë, moda është ajo që ndonjëherë edhe përsëritet.
E tashmë është edhe në trend madje të vishen rroba të cilat ishte përdorur shumë vite më parë, transmeton Gazeta Express.

Një gjë të tillë ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Ylli shqiptar në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku shihet duke kënduar për familjen e Obamës për nder të festës së Krishtlindjeve.

“Duke kënduar për Obamën. Çfarë nderi! Gëzuar Krishtlindjet!!!”, kishte shkruar Rita.

Mirëpo, ajo që bie në sy është veshja e Rita e cila është e njejtë me atë që kishtë shumë vite më parë këngëtarja e njohur Gili.

Këtë detaj e ka vërejtur vetë Gili e cila kishte bashkuar një fotografi të saj nga viti 1987 dhe një fotografi të Ritës me po të njëjtin fustan nga performanca e saj e fundit.

“E dua Rita Oren!❤Vitet kalojne stilet perseriten????????????????”, ishte mbishkrimi që ka lënë Gili.

Kujtojmë se Rita është një nga këngëtaret më të famshme shqiptare e cila me muzikën, zërin e stilin e veçantë ka mahnitur jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt./Gazeta Express/