Shëndetësi

Riparimi i këpucëve shkakton kancerin vdekjeprurës

Kanceri është njëri nga vrasësit kryesorë në Britaninë e Madhe që shkaktohet nga pirja e duhanit ose mbipesha. Megjithatë, janë edhe disa faktorë tjerë që ndikojnë në shkaktimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse.

Faktorët që dihen përfshijnë pirjen e duhanit dhe përdorimi i tepruar i alkoolit.

Çdo katër minuta në Britaninë e Madhe vdes një njeri nga kanceri në mushkëri, i gjirit dhe prostatës.

Sipas Qendrës për kërkime të kancerit në Britaninë e Madhe, katër në dhjetë raste të kancerit mund të parandalohen.

Agjencia ndërkombëtare për kërkime të kancerit ka krijuar një listë prej 116 substancash dhe aktivitetesh, të cilat po ashtu mund të shkaktojnë kancerin.

Aty përfshihen raste të njohura të kancerit, si konsumimi i mishit të përpunuar, konsumi pasiv i duhanit dhe përdorimi i shezlongëve.

Në mesin e faktorëve më të pazakonshëm janë puna në riparimin e këpucëve.

Ata që merren me këtë profesion rrezikohen nga kanceri i hundës dhe leukemi, për shkak të ekspozimit në pluhurin e lëkurës.

Ngrënia e peshkut me kripë kinez mund të shkaktojë kancer, për shkak se përmban sasi të mëdha të nitrateve, të cilat në veprim me proteinat krijojnë nitrozamina dhe mund të dëmtojnë ADN-në.