Aktuale

Rinumërohen 469 vendvotime

Procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, tashmw kanë mbetur vetëm 61 vendvotime për rinumërim.

“Janë rinumëruar 469 vendvotime apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për tu rinumëruar plotësisht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për FaktePlus.

Ai ka theksuar se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës janë mbajtur me 6 tetor, derisa, ende nuk është kryer rinumërimi i 530 vendvotimeve, pasi janë evidentuar gabime teknike dhe mos përputhje e votave në formularët e votave./FaktePlus