Aktuale

Rinumërimi nuk mund ta përmbysë rezultatin në Prizren

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sipas rezultateve të deritanishme ka fituar në këtë komunë kundër kandidatit të tij nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Diferenca në vota në mes tyre sipas rezultateve të KQZ-së, është 329 vota.

Mytaher Haskuka ka marrë 25 mijë e 509 vota apo 50.32%, kurse Shaqir Totaj 25 mijë e 180 vota apo 49.68%.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja, ka marrë vendim që në Prizren të shkoj në rinumërim vendvotimi 2008A/01R, e në të cilin vendvotim Mytaher Haskuka ka marrë 119 vota, ndërsa kundërkandidai i tij Shaqir Totaj 174.

Sipas këtyre rezultateve dallimi në mes të dy kandidatëve në këtë vendvotim është vetëm 55 vota, gjë që nënkupton që rezultati nuk mund të përmbyset.