Rajon & Botë

Rinisin sulmet kundër IS’it nga Turqia

Koalicioni që udhëheq SHBA’ja kundër grupit militant Shteti Islamik ka rinisur sulmet ajrore nga Turqia.
Ato janë pezulluar përkohësisht, për shkak të përpjekjes së dështuar për grushshtet në Turqi, më 15 korrik.

Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, tha se autoritetet turke kanë ripahur hapësirën ajrore për avionet ushtarakë të dielën.

“Për rrjedhojë, operacionet kundër Shtetit Islamik kanë rinisur”, tha Cook.

Turqia, një aleat i madh i Uashingtonit në rajon, ka lejuar SHBA’në të përdorë bazën e saj ajrore Incirlik në qytetin Adana, për të kryer sulmet kundër Shtetit Islamik.