Rina Balaj kujdeset vazhdimisht për linjat trupore.
Rina Balaj shumë herë ka ndarë me ndjekësit imazhe, në të cilat shihej duke ushtruar në palestër, shkruan lajmi.net.
Madje, shumë herë bashkë me të ishte edhe partneri i saj, Sin Boy, e rezultatet ajo i tregoi me fotografinë e fundit.
Reperja pozoi e veshur me veshje të ngushtë sportive, duke treguar fizikun në formën më të mirë të mundshme.
“Pasqyrat e palara janë filtera falas për fotografi”, ka shkruar ajo sipër imazhit që e shkrepi pikërisht para pasqyrës.
Kujtojmë se Rina Balaj dhe Sin Boy sot pritet ta publikojnë albumin e tyre të ri “MM”, i cili përmban disa projekte muzikore.