Rina duket atraktive në foton e fundit.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka mahnitur së fundmi ndjekësit me ndyshimin e madh në dukje, shkruan lajmi.net.
Ushtrimet e shumta në palestër kanë bërë që ajo të duket krejtësisht ndryshe, më seksi.
Rina këtë verë e ka ngacmuar keq imagjinatën e ndjekësve me foto të ndryshme nga plazhi, atje ku edhe xhiroi klipin e ri së bashku me të dashurin e saj Sin Boy.
Tani këngëtarja po e shijon suksesin e këngëve paraprake ndërkohë që po punon për të reja.
Rina nuk po ndalon edhe me publikimin e imazheve të reja në rrjete sociale dhe në një të fundit duket atraktive ku ka theksuar format trupore me veshjen e ngushtë.
Nuk ka se si të mos bie në sy edhe ngjyra e kuqe e flokëve./Lajmi.net/