Rajon & Botë

Rimëkëmbja e Teksasit mund të kushtojë 180 miliardë dollarë

Moses Juarez, left, and Anselmo Padilla wade through floodwaters from Tropical Storm Harvey Sunday, Aug. 27, 2017, in Houston, Texas. (AP Photo/David J. Phillip)

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se rimëkëmbja e vendit të tij, pas uraganit Harvey, mund të kushtojë 180 miliardë dollarë.

Ai tha se dëmet janë më të këqija se ato që ka shkaktuar uragani Katrina, i cili ka shkatërruar Nju Orllinsin më 2005.Por, kreu i agjencisë qeveritare për menaxhimin e katastrofave tha se shtetet e goditura nga përmbytjet, nuk duhet të mbështeten tek Uashingtoni.

Brock Long tha se Harvey duhet të jetë thirrje zgjimi për zyrtarët lokalë.Operacionet e rimëkëmbjes janë në zhvillim e sipër në Teksas dhe në Luizianë.Uragani shkatërrues ka zbarkuar javën e kaluar dhe ka marrë së paku 47 jetë njerëzish.Rreth 43,000 njerëz po qëndrojnë në strehimore.