Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Britanisë së Madhe, Richard Riley, të shoqëruar nga ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri shprehu përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ai tha se tashmë ka iniciuar edhe një paketë të rëndësishme ligjore siç është ajo e rishikimit të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale që kanë për qëllim plotësimin e këtyre objektivave.
Ndërsa, Riley, e përgëzoi Ministrin Tahiri për inicimin e rishikimit të legjislacionit penal që ka si qëllim arritjen e rezultateve të matshme.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për të gjitha shtetet, andaj kërkohet bashkëpunim dhe bashkërendim ndërshtetëror për t’u përballur me këto sfida të përbashkëta”, tha Riley.