Pas dasmës madhështore dhe muajit të mjaltit, Elia Zaharia tashmë i është kthyer punës.
Si pjesë e një projekti nga regjisori, Edmon Topi, princesha Elia bashkë me disa artistë të njohur i është kthyer sheshit të xhirimit për komedinë romantike “Yjet e së ardhmes”, transmeton KosovaPress.
Lajmin e ka bërë publik regjisori Topi, i cili disa ditë më parë ishte i ftuar në programin e pasdites “Rudina”, por edhe sot aktorja e cila ka postuar një foto me aktorin e njohur të komedisë, Luftar Paja.
