Nëse gjatë këtyre muajve të fundit ju kishte marrë malli për postimet e komentet komike të Xhemi Shehut në Instagram, atëherë bëhuni gati, sepse moderatorja e njohur sapo është rikthyer.
Gjatë ditës së sotme, Shehu i ka surprizuar të gjithë duke bërë për herë të parë pas kaq shumë kohësh, një postim në Insta Story.
“Ju kam zemër!”-ka shkruar me përzemërsi Xhemi, në mbishkrimin e një fotoje ku ajo shihet përkrah miqve të saj, moderatorëve Eno Popi dhe Arbana Osmani.