ShowBiz

Rikthehet Genta (Video)

Këngëtarja gjilanase Genta Ismajli ka sjellë për publikun këngën e saj te re “Squat Baby”, të realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Muma.

Por, paraprakisht Genta kishte shkuar në Studion Sellma, që të kujdesej për dukjen e saj.

Në një video që ka publikuar Studio Sella, edhe pse nuk është shkruar asgjë, shihet se për bukurinë e saj para xhirimeve të klipit është përkujdesur Sellma, transmeton KosovaPress. Genta në video duket e freskët dhe ishte një paralajmërim se por rikthehet Genta e famshme.

Kënga është hedhur dje në internet dje dhe është duke u pëlqyer shumë, pasi për 24 orë është shikuar më shumë se 200-mijë herë./KosovaPress/