Aktuale

Rikthehen arrestimet për energjinë, 2 në pranga

Policia e Matit ka arrestuar dy pronarë biznesesh dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, për vjedhje të energjisë elektrike.

Në vijim të  punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat së bashku me punonjësit e OSHEE-së Mat kanë ushtruar kontrolle për  parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike,  ku si rezultat i këtyre kontrolleve  ka rezultuar se tre objekte biznesi  furnizoheshin me energji në mënyrë të  paligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Bëhet e ditur se të arrestuarit janë Baftjar  Përlesha,  banues në  Burrel, (I arrestuar, pronar i një lokali Bar-Kafe) dhe Naim  Suçi, banues në Burrel. (I arrestuar, pronar i një loto Sport – Kafe) Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi  A.K, 40 vjeç, banues në  Mat, pronar i një lokali Bar – Restorant,  i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në dyqanin e tij.