ShowBiz

Rihanna në fustan “të gjerë”, dyshime se është shtatzënë

Me këtë fustan Rihana na ka shtuar edhe më shumë dyshimet se është shtatzënë me miliarderin Hassan Jameel, pasi është siguruar mjaft mirë që të mos i duket aspak barku.Bukuroshja 29- vjeçare së fundmi është pjesë e kastit të aktoreve në filmin “Valerian and the City of a Thousand Planets”.

Vajza nga Barbadosi kishte zgjedhur të vishte në premierën e filmit një fustan still kukulle, ngjyrë rozë të ëmbël, me mëngë të fryrë e tëmëdha dhe me bisht shumë gjatë. E ndërsa fustanin e shoqëroi me një palë sandale ngjyrë rozë që lidheshin deri në gjunjë.Me këtë zgjedhje ajo ka shkëlqyer në premierën e filmit, duke “ua mbyllur gojën” të gjithve atyre që e kanë kritikuar për kilogramët e tepërt që mund të ketë marrë.

Prej disa kohësh, ajo është në një lidhje me sheikun Hassan Jameel, ku sipas burimeve të “Daily Mail”, Riri është shumë e dashuruar, si dhe flitet për një shtatzëni të mundshme, edhe pse bukuroshja ka zgjedhur të hesht.