Kështu, sipas raportimeve duket se këngëtarja ka bërë kërkesë nga MTV që sonte të jetë e ulur sa më larg nga Rita Ora, në ceremoninë që do të zhvillohet në Madison Garden në New York, përcjellë lajmi.net.
Një burim ka thënë për The Sun: “Rihanna po pranon çmimi e rëndësishëm ‘Video Vanguard’ dhe do që e gjithë mbrëmja të jetë e saj. Ajo nuk do të lejojë që ndonjë gjë ose ndokush tjetër të marrë vëmendjen nga ajo”.
“Rihanna asnjëherë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe ajo ka kontaktuar me MTV javën e kaluar për t’i kërkuar që ta vendosin në një ulëse sa më larg saj, që të mos pengohet gjatë ceremonisë”, ka vazhduar burimi.
Vitin e kaluar është raportuar se vendimi i Ritës për të paditur labelin e saj Roc Nation kishte të bëjë pikërisht me mosmarrëveshjet e saj me Rihanna-n.
Rihanna do të hapë sonte ceremoninë e Video Music Awards, me një performancë të disa prej hiteve të saj më të mëdha./lajmi.net