ShowBiz

Rihanna feston ditëlindjen, Chris Brown e uron veçantë

Rihanna feston sot ditëlindjen e saj të 29-të, njofton Klan Kosova.

Urimi i parë që i erdhi nga të famshmit ishte nga ish i dashuri i saj Chris Brown i cili në llogarinë e tij në Instagram postoi një fotografi të këngëtares kur ishte fëmijë.

“Urime ditëlindjen”, shkroi artisti duke e etiketuar edhe emrin e saj.

Kujtojmë që Rihanna ka qenë në lidhje me Chris Brown, por u ndanë pasi ai e sulmoi fizikisht këngëtaren duke i lënë shenja të mëdha në fytyrë e trup.