Këngëtarja Rihanna, ishte duke qëndruar në Nice të Francës si pjesë e turneut të saj Anti World kur ndodhën sulmet terroriste.
Sipas DailyMail, ajo është shëndoshë e mirë por është detyruar që ta anulojë koncertin e saj i cili ishte paraparë të mbahej natën e së premtes, transmeton KosovaPress.
Së bashku me koncertin e këngëtares u anulua edhe festivali i jazz i cili ishte paraparë të mbahej në ditët në vazhdim.