Ka rifilluar evakuimi nga pjesa lindore e Aleppos me autobusë dhe ambulanca nga zonat rebele të qytetit sirian, thotë një zyrtar i OKB-së.
Më herët janë dërguar autobusë për t’i dërguar civilët në zonat e kontrolluara nga qeveria, shkruan BBC.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së thuhet se ka rënë dakord për një kompromis për të lejuar monitorimin e evakuimit nga Aleppo.
Mijëra njerëz janë duke pritur dëshpërimisht për t’u larguar nga enklava rebele, transmeton KosovaPress.