Aktuale

Rifillojnë punimet në tunelin e Mitrovicës

Kanë rifilluar punimet për sanimin e tunelit në Mitrovicë në rrugën nacionale N2.

Sic njofto Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), punët pritet të përfundojnë Brenda 20 ditësh.

Punimet për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër, kanë filluar më 12 nëntor të vitit të kaluar. Shqetësimin e banorëve të asaj ane për për zgjatjen e punimeve, MIT po e mirëkupton.

MIT tutje ka bërë të ditur se si pasojë e vjetërsisë së këtij tuneli, janë paraparë punë shtesë.

“Ju informojmë se si pasojë e vjetërsisë së madhe të tij, është parë nevoja për punë shtesë në katërfishimin e izolimit, që ky tunel të mos përballet më asnjëherë me probleme, pas përfundimit të rinovimit të tij. Prandaj, për shkak të punëve shtesë është reviduar i tërë projekti”, thuhet në njoftim.

the authorBurbuqe Metolli