Në paradën e FSK-së në nderë të Epopesë së UÇK-së, të mbajtur në kazermën “Adem Jashari”, pas presidentit Thaçi, fjalën e mori edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.E në fjalën tij, ku fillimisht iu drejtua të pranishmëve ai nuk e pëmendi fare komandatin suprem të FSK-së, presidentin Thaçi.
“Të nderuar motra dhe vëllezër, familjarë të dëshmorëve, veteranë e familjarë të personave të zhdukur, institucione vendore e ndërkombëtare, miq e dashamirë të kësaj Epopeje të lavdishme, I nderuari komandant i Ushtrisë së Kosovës, ushtarë e eprorë, sot jemi tubuar në 20 vjetorin t’i kujtojmë bijtë dhe bijat e mbarë kombit shqiptarë që ditën t’i kapin armët e t’i kundërvihen forcave serbe”, ka thënë Jashari.