Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.
“Kjo shpallje vjen pas përfundimit të të gjitha procedurave”.
Këto janë votat e partive:
Lëvizja Vetëvendosje ka 26.159 për qind
Lidhja Demokratike e Kosovës: 24.458 për qind
Partia Demokratike e Kosovës: 21.163 për qind
AAK 11.477 për qind
Lista Serbe 6.754 për qind
Nisma-AKR-PD: 4.984 për qind.
Fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje që në këto zgjedhje mori 220 mijë e 811 vota apo 26.259 %, LDK-ja i ka fituar 206 mijë e 458 vota apo 24.45 %, PDK-ja i ka fituar 178 mijë e 645 vota apo 21.15 %, Koalicioni AAK-PSD i ka fituar 96 mijë e 883 vota apo 11.47 %, Lista Serbe i ka fituar 57 mijë e 15 vota apo 6.75 % ndërsa Koalicioni NISMA-AKR-PSD i ka fituar 42 mijë e 72 vota apo 4.984 %, /FaktePlus.