Në rezultatet e para preliminare të publikuara nga KQZ, prin koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), e ndjekur nga LDK-AKR-Alternativa (LAA) dhe e treta është Vetëvendosje.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar online rezultatet e zgjedhjeve të sotme, ku nga 12.33 përqind e numërimit të votave: koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 36.24%, LDK-AKR-Alternativa 22.22 % dhe Vetëvendosje (VV) 18.24 %.
Deri më tani janë numëruar 68.913 fletëvotime./KosovaPress/