Aktuale

Rezultatet e Exit Poll për disa komuna

Sipas rezultateve të Exit Pollit, në zgjedhjet e balotazhit për kryetar të Prishtinës ka fituar Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje me 52.2 ndaj Arban Abrashit nga LDK-ja me 47.8 për qind.

Në Prizren Shaqir Totaj i PDK-së ka fituar 53 për qind ndaj Mytaher Haskukës së LVV me 47 për qind. Në Gjakovë fiton Ardian Gjini i AAK-së me 58 për qind përballë Mimoza Kusari-Lila të Alternativës me 42 për qind.

Agim Aliu i PDK fiton 53.2 për qind, Muharrem Sfarqa LDK 46.8 për qind në Ferizaj. Në Vushtrri fiton kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri 60.7 për qind, ndërsa 39.3 për qind ka pasur kandidati i PDK-së Ferid Idrizi.

Sipas Exit Pollit, Bali Muharremaj i AAK-së me 54.9 për qind fiton në Suharekë kundrejt Sali Asllanajt të LDK-së me 45.1 për qind.

Në Mitrovicë sipas Exit Pollit, fiton Agim Bahtiri i AKR-së 52 për qind ndaj Valdete Idrizit të PDK-së me 48 për qind.

Në Rahovec Smajl Latifi ka 50.8 për qind, Idriz Vehapi i PDK-së ka 49.23 për qind, dhe sipas Exit Pollit këtu situata mund të ndryshojë, ndërsa për Kamenicë nuk ka rezultat sipas Exit Pollit.