Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka paraqitur rezolutën e koalicionit qeveritar për lirimin e drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.
Në rezolutën e koalicionit dhe grupit 6+, si pika numër një është shtuar se Kuvendi kërkon lirimin e menjëhershëm të nënkolonelit Nehat Thaçit, pikë kjo e propozuar nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti.
Në rezolutë kërkohet që BE si ndërmjetëse e dialogut të ndërhyjë tek Qeveria e Serbisë që të lirohet Nehat Thaçi.
Por, në rezolutën e koalicionit qeveritar nuk përfshihet pezullimi i bisedimeve në Bruksel deri në lirimin e Thaçit, gjë e cila kërkohet nga opozita.
KosovaPress ka siguruar rezolutën e koalicionit qeveritar, të cilën mund ta shihni në fotografinë e mëposhtme. /KosovaPress/