Aktuale

“Rezistenca paqësore e Rugovës, kontribut i jashtëzakonshëm për shtetin”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, pasi ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 11 vjetorin e vdekjes së tij, ka lënë edhe një shënim në facebook.

Në kujtim të paraardhësit të tij, presidenti Thaçi e ka kujtuar Rugovën, në këtë ditë, për kontributin e jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta.

Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik.

Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës.”