Aktuale

Rexhep Selimi: Thaçi lanë borxhe me koka njerëzish

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, e ka akuzuar ashpër Hashim Thaçin për mënyrën se si u arrestuan dhe më pas u deportuan mistershëm, gjashtë shtetas turq me kërkesë të Erdoganit. Selimi tha se tashmë është kuptuar se kush ishte urdhërdhënës për këtë veprim. Madje sipas tij për këtë edhe po fillojnë të marrin merita.

Por, Selimi pyet se akoma nuk u bë e ditur se çfarë u kanë pasur borxh dhe kush ka pasur borxh ndaj dikujt që të bëhet veprime të tilla.

“.. në fakt është e vërtet që Thaçi ka shumë borxhe, se ka bë shumë pazare. Por Thaçi lanë borxhe me kokash njerëzish në këtë vend. Mos u çuditni nëse edhe në të ardhmen e bën një gjë të tillë sepse është i shquar për këtë”, tha Selimi në Kuvendi.

Deputeti i VV’së, deklaroi se vetëm shkarkimi i një ministri tregon paaftësinë e qeverisë së Kosovës./Express