ShowBiz

Rexhep Selimi me shokët e luftës në dasmën e Mulla Osmanit (Foto)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është i ftuar në dasmën e hoxhës nga Drenica, Osman Musliu.

Ky i fundit sonte po e marton djalin, kurse në ahengun e tij po marrin pjesë Rexha bashkë shokët e tij të luftës, shkruan Indeksonline.

Krahë për krahë me ta, ashtu sikur në betejat çlirimtare, Selimi ka bërë me dije se shokët e luftës janë po këta: Ali Jonuzi, Ilaz Dërguti, Ahmet Zabeli dhe Avni Zabeli./Indeksonline/