Rajon & Botë

Rex Tillerson zgjidhet Sekretar i Shtetit

Rex Tillerson, kandidati i presidentit amerikan Donald Trump gjatë një ceremonie të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë pas miratimit në Senat ka marrë detyrën e Sekretarit të Shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë ceremonisë e betimit në Shtëpinë e Bardhë kanë marrë pjesë edhe presidenti Trump dhe zv/presidenti Mike Spencer.

Trump në një fjalim në ceremoninë e betimit të Tillerson duke thënë se “Është koha për të kryer një fillim të ri” tha se “Fatkeqësisht ndodhemi në një konflikt si asnjëherë më parë”.

Ndërsa ditën e sotme pritet që Tillerson të mbajë një fjalim për punonjësit e Departamentit të jashtëm amerikan.

Në votimin e zhvilluar në Senat përballë 43 votave kundër ka marrë mbështetjen e 56 senatorëve për marrjen e detyrës së tij.