“Revolucioni i Larmë” ka paralajmëruar se sot do t’i rikthejë protestat në Shkup. Përmes një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook ata njoftuan se, si zakonisht, protesta do të fillojë në orën 19:00 para Prokurorisë Speciale Publike.
Nga “Revolucioni i Larmë” thonë se lufta për drejtësi vazhdon dhe se janë të përfshirë në zgjidhjen e krizës.
“Drejtësia është nën kërcënim serioz. Protestoj! Gjykata Kushtetuese është në duar partiake. Protestoj! Gruevski dhe Ivanov i kërcënojnë qytetarët. Protestoj! Pushteti do që të bisedojë në fshehtësi. Protestoj! Pushteti nuk do që të dëgjohet zëri i qytetarëve. Protestoj! Protestoj me “Revolucionin e Larmë” të hënën në ora 19 përpara fortesës sonë – PSP! Lufta për drejtësi vazhdon! Protestoj 80 ditë me mijëra bashkëluftëtarë! Bashkë e ndaluam faljen e kriminelëve, bashkë i ndaluam zgjedhjet e kriminale! Shokët tanë janë në liri! Vazhdojmë në zgjidhjen e krizës”, thonë nga “Revolucioni i Larmë”.
Protesta e fundit e organizuar nga aktivistët dhe mbështetësit e lëvizjes “Protestoj” dhe “Revolucioni i Larmë” u zhvillua të hënën e kaluar. Kjo protestë ishte një nga më të mëdhatë ndonjëherë ku morën pjesë mijëra qytetarë.