ShowBiz

Revoltohet Capo, muzika është forca ime kryesore

Me zërin e tij të veçantë, ai arriti shumë shpejt të fitojë zemrat e mijëra fansave.

Bëhet fjalë për reperin e famshëm Capital T, për të cilin lirisht mund të themi se kjo verë ishte e tij me suksese të shumta, transmeton Gazeta Express.

E për të gjitha këto që ka arritur deri më tani, Capo thotë se muzika është forca e tij kryesore dhe jo mediet, propaganda e as mbështetja e njerëzve të industrisë së muzikës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Capo përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram vetëm pak orë më parë.

“Muzika është forca ime kryesore, jo mediat, jo propaganda, jo mbështetja e njerëzve të industrisë së muzikës, Vetëm mua #TrueKapo dhe melodia ime ♥ ️????????❄ # dimri është këtu”, ka shkruar Capo.

Capo në këtë fotografi shihet në studio muzikore, e që ndoshta edhe mund të jetë në realizimin e ndonjë projekti të ri.

Kujtojmë se “Gucci”, ishte projekti i fundit nga Capo i publikuar ditë më parë, të cilin më pas ai e kishte fshirë nga kanali zyrtar në “Youtube”./Gazeta Express/