Aktuale

Revolta ndaj EULEX-it, pozita lëshon sallën e Kuvendit të Kosovës

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar nga gjithë deputetët që të lëshojnë sallën e Kuvendit.

Ai këtë e tha në shenjë revolte për ngjarjet e fundit në lidhje me skandalin e EULEX-it, raporton Indeksonline.

“Na dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin e rastit Drenica dy për të cilin ka thenë se i ka quajtur eshe kafshë. Është e papranueshme nëse një cështje e tille ka qenë vërtetë menyra e trajtimit në rastin ne fjale. Kerkojms përgjigje zyratre dhe të detajuar lidhur me këtë. Edhe ne edhe qytetarët duhet ta dime të vërtetën rreth kësaj cështje. Ne lidhje me ketë si shenjë revolte do e lëshojmë sallën. I ftojmë te gjithë deputetët të na bashkohen. Seanca le të vazhdojë neser”, ka thënë Krasniqi.