Kryeministri konservator serb Aleksandar Vuçiq ka fituar zgjedhjet presidenciale të dielën me një shumicë dërrmuese, duke marrë 58 përqind të votave dhe duke shmangur balotazhin, sipas rezultateve të para.
Rivali i Vuçiq, kandidati i opozitës Sasha Jankoviç, mori 14 për qind të votave, nga 40 përqind të votave të numëruara.
Rezultati ka konfirmuar dominimin e pothuajse të pakundërshtueshëm të vendit ballkanik, të cilin Vuçiq dëshiron ta bëjë pjesë të Bashkimit Evropian duke ruajtur lidhje të forta me mikun e përhershëm Rusinë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por Vuçiq pritet të mbajë pushtetin e vërtetë përmes kontrollit të Partisë së tij, asaj Progresive të Serbisë.
Për mbështetësit e tij, Vuçiq, 47 vjeçar,’ është një kokë e ftohtë dhe një dorë e fortë në një rajon të trazuar’./KosovaPress/