Aktuale

Reuters raporton për sulmin ndaj Kuvendit në Kosovë

Për sulmin drejt Kuvendit të Kosovës kanë raportuar menjëherë edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar se “Një pajisje shpërthyese është hedhur drejt ndërtesës së Kuvendit të Kosovës të enjten në mbrëmje”, duke cituar policinë dhe duke shtuar se nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës për koha.net konfirmoi sulmin, ndërsa burimet kanë bërë me dije se sulmi ka ndodhur me motoçikletë, e cila është gjetur në afërsi të Velanisë.