Kërkesës së Mariano Rajoyt drejtuar Senatit për të vendosur kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, qeveria rajonale katalanase iu përgjigj me mbledhjen e Parlamentit dhe votimin e fshehtë për deklaratën e Pavarësisë.
Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.