Kuriozitete

Restaurant i çuditshëm në Çeki, të sjellin birrën me tren (VIDEO)

Në Çeki tashmë mund të porosisni një birrë dhe atë nuk do t’ua sjellë kamarieri si zakonisht, por do t’ju vijë me një mjet të veçantë transporti, përcjellë arbresh.

Petr Fridrich Vytopna, pronari i një restauranti në Pragë ka bërë që klientëve të tij t’ju çojë birrë apo çfarëdo pije tjetër përmes një treni elektronik.

Pronarët dhe personat e tjerë që e kanë shpikur konceptin në fjalë, duan që ta eksportojnë atë, me qëllim që model i tillë i ofrimit të shërbimit të birrës të mund të vihet në praktikë edhe në shtete të tjera të botës.

Petr Fridrich Vytopna tha për “Euro news” se dëshiron që ta eksportojë konceptin në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë e Çikago.

Sipas shumë klientëve në këtë bar dhe restorant, kjo mënyrë e shërbimit të birrës është vërtetë interesante.