Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, raportohet për pesë viktima në Maqedoni.
Mediat raportojnë se në fshatin Hasanbeg, nga vërshimet, kanë humbur jetën pesë persona, transmeton KosovaPress.
Thuhet se liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz.
Deri më tani, askush nuk ka konfirmuar asgjë, lidhur me personat, për të cilët thuhet se kanë humbur jetën.
Ndërsa, sipas Alsat-M, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se janë në terren, për t’u ofruar ndihmë banorëve.
Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Tereza”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para.
Ndonëse, ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale kanë dalë në teren, banorët ankohen për reagimin e vonshëm.
Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi.